Chiellini zbulon një prapaskenë nga e kaluara: Kam qenë pranë Real Madridit

Chiellini zbulon një prapaskenë nga e kaluara: Kam qenë pranë Real Madridit

22:38, 01/08/2022

Giorgio Chiellini është tashmë një lojtar i Los Angelos FC në MLS-në amerikane, me mbrojtësin që zgjodhi të largohej nga Europa pas 18-viteve si pjesë e Juventusit.

Kjo zgjedhje erdhi pikërisht edhe si një shenjë besnikërie ndaj bardhezinjve, duke qenë se 37-vjeçari kërkonte të mos aktivizohej me asnjë tjetër klub europian pas Juventusit.

Edhe pse në të kaluarën, italiani ka qenë pranë transferimit te Real Madrid. Një detaj të cilin e zbulon vetë Chiellini teksa thekson se bëhet fjalë për vitin 2010, kohë kur në krye të madrilenëve erdhi Jose Mourinho.

“Kam qenë pranë Real Madrid në të kaluarën, bëhet fjalë për një kohë të largët. Ishte viti 2010, unë isha ende i ri. Klubet kishin gjetur akordin, por më pas mendoj se isha me fat që e kalova të gjithë karrierën te Juventusi. Sigurisht, Reali është një klub fantastik që e kam vlerësuar gjithnjë edhe kur më ka mundur.

Por, pas gjithë karrierës me Juventus dhe pas gjithë asaj që klubi bardhezi më dhuroi, për mua ishte e pamundur të mendoja për një tjetër klub europian. E vërteta është që unë mbetem një person me fat”, u shpreh Chiellini.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco