Celina transferohet te Kasimpasa

Celina transferohet te Kasimpasa

21:24, 01/08/2022

Bersant Celina ka ndarë mendjen. Sulmuesi 25-vjeç kosovar do të jetë lojtari më i ri i Kasimpasas. Aty do t'i bashkohet bashkëkombësit të tij, Florent Hadërgjonajt.

Para disa ditësh do të duhej ta kompletonte transferimin te Kasimpasa, por për disa arsye një gjë e tillë u shty.

Gjatë gjithë kësaj periudhe kohore e ardhmja e sulmuesit prizrenas ishte në një amulli të plotë, ku nuk dihej se çfarë të ardhme do të kishte ai. Ishin shumë pista që diskutoheshin, nga Rangers, deri te skuadrat tjera si Stoke City, të cilat ishin të interesuara për shërbimet e tij.

Përfaqësuesit e lojtarit, së bashku me vetë atë, në fund arritën një gjuhë të përbashkët me klubin turk, Kasimpasa.

Pas disa viteve që kaloi në futbollin anglez, tashmë Turqia do të jetë destinacioni i tij i radhës, për ta provuar edhe një përvojë të re.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco