Dalin në shitje biletat për ndeshjen Ballkani – Klaksvik, ja çmimet

Dalin në shitje biletat për ndeshjen Ballkani – Klaksvik, ja çmimet

20:32, 01/08/2022

Ballkani ka njoftuar se kanë dalur në shitje biletat për ndeshjen e parë të rrethit të tretë kualifikues në Ligën e Konferencës kundër KI Klaksvik.

Kampioni i Kosovës, Ballkani luan para shikuesve të vetë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë më 4 gusht në sfidën e parë kundër ekipit nga Ishujt Faroe.

Suharekasit kanë njoftuar gjithashtu se çmimet e biletave fillojnë nga më e lira, 3 euro, në pjesën lindore, 5 euro në pjesën perendimore dhe 10 euro për zonën VIP të stadiumit.

Biletat për këtë ndeshje kanë dalë në shitje në sheshin e qytetit të Suharekës dhe tek fan shopi i klubit, bëhet e ditur në postimin e “portokallezinjve”. Ato do të jenë në shitje nga ora 12:00 deri në ora 21:00.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco