Bayern Munchen merr si sulmues ‘shoferin’ e Sadio Mane, historia e çuditshme

Bayern Munchen merr si sulmues ‘shoferin’ e Sadio Mane, historia e çuditshme

19:56, 01/08/2022

Bayerni i Mynihut ka bërë një merkato shumë cilësore me afrimin e emrave si De Ligt, Mane, Gravenbersh apo Mazraui.

Por blerja e fundit e klubit gjerman ka çuditur shumëkënd.

Bavarezët kanë bërë të ditur se skuadrës së dytë i është bashkuar 29-vjeçari Desire Segbe Azankpo.

Image

Sulmuesi i kombëtares së Beninit ka firmosur për dy vite dhe do të luajë kështu në repartin e sulmit të ekipit të dytë të bavarezëve që shërben edhe si rezervë për skuadrën e Nagelsman.

Nuk do të kishte asgjë për t’u çuditur në këtë mes po të mos bëhej fjalë për mikun e ngushtë të Sadio Mane.

Të dy janë njohur në akademinë e “Génération Foot” në Senegal dhe më pas u transferuan te Metz në Francë, ku Mane hodhi hapat e parë si futbollist profesionist në sezonin 2011-2012, bashkë me mikun e tij Azankpo.

Por ky i fundit nuk kishte të njëjtën karrierë të suksesshme si senegalezi dhe ka luajtur në kampionate të vogla apo në kategoritë e ulëta, me eksperienca edhe në Luksemburg e Sllovaki, pa pasur shumë sukses.

Klubi i tij i fundit ishte Dunkerk në Francë, i cili e dha huazim në Rumani te Dinamo Bukuresht e më pas mbylli kontratën me të.

Sulmuesi i Beninit ishte i papunë, por ja ku hyri në skenë shoku i tij Mane, me të cilin ai shoqërohet e shpesh kanë ndarë bashkë një shtëpi kur kanë koinçiduar në të njëjtin qytet.

Azankpo ishte personi i cili shoqëroi Manenë pak ditë më parë në Marok, për të tërhequr çmimin e “Lojtarit afrikan të vitit”.

Kurse “Bild” bën të ditur se që kur Mane ka zbarkuar te Bayerni, miku i tij kryente praktikisht rolin e shoferit, duke e marrë dhe duke e çuar në stërvitje apo në grumbullimet e bavarezëve.

Derisa erdhi prova për ekipin e dytë dhe firma për këtë skuadër, duke e bërë zyrtarisht përsëri homolog me mikun e tij të famshëm senegalez.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco