‘Fenomeni’ Ronaldo vlerëson cilësitë e veçanta të Di Marias

‘Fenomeni’ Ronaldo vlerëson cilësitë e veçanta të Di Marias

19:03, 01/08/2022

Angel Di Maria mund të konsiderohet pa frikë si goditja më e bujshme e Juventusit në këtë sesion të merkatos.

Bardhezinjtë e transferuan argjentinasin me parametër zero nga PSG teksa 34-vjeçari vendosi të mos e rinovonte kontratën me francezët dhe të kërkonte një eksperiencë të re.

Kështu, bardhezinjtë presin shumë nga Di Maria, ndërsa garancia për cilësitë e tij vjen nga Ronaldo, Fenomeni.

Ish-futbollisti brazilian thekson se Di Maria është nga ata lojtarë që në fushën e lojës krijojnë pa fund teksa shton se në aspektin fizik, argjentinasi është ende në majë.

“Unë e njoh mirë Di Marian. Në Madrid kishte nga ata njerëz që shkonin në stadium vetëm për të parë atë. Nuk duket aspak si një 34-vjeçar dhe fizikisht është një “Perëndi”.

Një nga cilësitë e tij më të veçanta është se në fushë ai arrin të dallojë gjërat që të tjerët nuk i shohin. Në fushë nuk është se vetëm luan si pjesa më e madhe, Di Maria “shpik”, sidomos asiste”, u shpreh Ronaldo për “La Gazzeta Dello Sport”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco