Shkëputi kontratën me Juventusin, Aaron Ramsey do ta vazhdojë karrierën në Francë

Shkëputi kontratën me Juventusin, Aaron Ramsey do ta vazhdojë karrierën në Francë

18:28, 01/08/2022

Aaron Ramsey pritet që ta vazhdojë karrierën në Francë.

Gazetari nga “FootMercato”, Santi Aouna, ka raportuar se Nice ka arritur marrëveshje në parim me uellsianin.

Sipas Aounas, klubi francez tashmë po e konsideron Ramseyn si pjesë të tyre.

31-vjeçari mbeti lojtar i lirë muajin e kaluar, kur shkëputi kontratën e tij me Juventusin.

Ramsey në sezonin e fundit ishte i huazuar te Rangers, teksa në të kaluarën ka luajtur edhe tek Arsenali. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco