Përplasje me Kahn, Salihamidzic 'firmos' largimin nga Bayern Munich

Përplasje me Kahn, Salihamidzic 'firmos' largimin nga Bayern Munich

13:31, 13/05/2022

Fërkime të brendshme midis Oliver Kahn dhe Hasan Salihamidzic mund të çojnë në një largim të këtij të fundit. Ka veprime më të diskutueshme çdo javë që kalon dhe stafi brenda klubit ka filluar të dyshojë në punën e Salihamidzic për rolin e drejtorit sportiv.

Edhe pse kontrata e tij aktuale me Bayernin zgjat deri në vitin 2023, ai nuk është imun ndaj përfundimit të kontratës së tij dhe madje mund të largohet nga klubi më shpejt se ç’ishte parashikuar.

Sa i përket mbështetjes brenda klubit, vetëm Uli Hoenes është ende pas boshnjakut, mes një numri në rënie të stafit. Megjithatë, duhet theksuar se Hoenes ka ende shumë pushtet në “Säbener Straße” dhe është shumë i respektuar, pavarësisht se nuk është më në një rol zyrtar.

Ish-presidenti shumëvjeçar është ende një mbështetës i zjarrtë i boshnjakut dhe do të bëjë gjithçka për ta mbajtur atë në klub edhe më gjatë.

Duke parë lojtarët me të cilët “Brazo” ka nënshkruar gjatë kohës së tij të deritanishme, jo gjithçka ka qenë negative. Së bashku me Alphonso Davies, ka pasur disa suksese në këtë front, ku pjesë e kësaj liste janë edhe Jamal Musiala dhe Lucas Hernandez.

Nga ana tjetër, ka pasur disa transferime të diskutueshme, si Sandro Vagner, Sebastian Rudi, Mikael Kysons, Bouna Sar dhe Marc Roca.

Shto edhe largimet si Renato Sanches, Tiago Alcantara, David Alaba dhe Jerom Boateng, që kanë shkaktuar jo pak polemika te tifozët.

Sidoqoftë, nëse do të shikonim zëvendësuesit, nuk ka shumë emra cilësorë. Mikael Ballak dhe Philip Lahm janë dy ish-lojtarë që potencialisht mund të marrin rolin dhe Bastian Schweinsteiger që gjithashtu është një kandidat i mundshëm.

Nëse e Salihamidzic do të largohej në fund të kontratës së tij, klubi nuk do të gjendej i pa përgatitur ashtu dhe në rastin më të keq.

Te Bayerni po nis një revolucion i madh dhe kjo jo vetëm në rang lojtarësh, por edhe drejtuesish ku mbas largimit të Hënesit dhe Rummenigges, tani mund të jetë dhe radha e drejtorit sportiv.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco