Marrin fund dilemat, Haaland nënshkruan me klubin e Premier League

Marrin fund dilemat, Haaland nënshkruan me klubin e Premier League

11:04, 09/05/2022 Gazetari i “The Athletic”, David Ornstein raporton se marrëveshja mes Manchester Cityt dhe Erling Haaland është përfunduar.
Nuk ka më dilema se ku do të luajë sulmuesi norvegjez, derisa lidhej me një kalim te Real Madridi dhe Barcelona.
Konfirmimi i Cityt dhe Borussia Dortmundin rreth marrëveshjes për norvegjezin pritet të bëhet gjatë kësaj jave.
Haaland do të përfitojë një pagë mbi 600 mijë euro në javë, duke u bërë kështu lojtari më i paguar në histori të Ligës Premier.
City ka nevojë të madhe për një sulmues qendror, pas largimit të Sergio Agueros në drejtim të Barcelonës, ndërsa Pep Guardiola shpreson që norvegjezi t’i plotësojë pritshmëritë e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco