Çela ‘shpërthen’ në kritika ndaj lojtarëve: Janë treguar të vegjël, duhet të ekzistojë edukata e punës

Çela ‘shpërthen’ në kritika ndaj lojtarëve: Janë treguar të vegjël, duhet të ekzistojë edukata e punës

19:56, 08/05/2022

Kastrioti duket se e ka humbur disi shkëlqimin e javëve të fundit, ndërsa është mposhtur në transfertë nga Laçi me rezultatin e thellë 4-1. Pas sfidës për u ndal për të komentuar takimin edhe trajneri Emiljano Çela. Ai foli për mikrofonat e Supersport ku nuk i kurseu akuzat për lojtarët.

Mendoj që rotacioni nuk ishte si nevojë e rezultatit, nuk ka lidhje rotacioni. Lojtarët që u futën kanë luajtur shpeshherë gjatë kampionatit në formacionin e parë. Karakaçin dhe Kainën i futëm në pjesën e dytë. Rezultoi e suksesshme strategjia, por u prish çdo gjë pas dy golave të Laçit.

Lojtarët nuk po respektojnë veten, mua dhe klubin. Është e pakuptimtë të kenë këtë lloj neglizhence dhe të sillen në këtë mënyrë me mua dhe klubin.

Këta lojtarë duhet të kuptojnë diçka: nëse një futbollist ka cilësi, këtë ta vë në pah shpirti i garës dhe grinta. Ndryshe je i dobët. Nuk mendoj se është kjo, janë çështje të tjera. Shumë shpejt këta lojtarë kanë nisur kontaktet me klubet e tjera. Është mungesë respekti.

Duhet të dinë që falë këtij klubi dhe falë kësaj fanelle i kanë marrë ato dy-tri telefonata. Janë treguar të vegjël, duhet të ekzistojë edukata e punës, ndryshe kalon te mosmirënjohja”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco