Klopp kritikon Antonio Conten: Duhet të jenë më aktivë në lojë, menduan vetëm se si të mbrohen

Klopp kritikon Antonio Conten: Duhet të jenë më aktivë në lojë, menduan vetëm se si të mbrohen

17:34, 08/05/2022

Jurgen Klopp nuk u shfaq i lumtur pas barazimit me Tottenhamin në shtëpi me rezultatin 1-1.

Tekniku gjerman pas ndeshjes nuk i kurseu kritikat as për stilin e lojës së Antonio Contes duke dalë hapur se ai model futbolli nuk i pëlqen aspak.

“Nuk më pëlqen ky tip futbolli, por është vetëm një mendim i imi personal. Mendoj se ata janë një skuadër e madhe dhe duhet të jenë më aktivë në lojë.

Përballë një skuadre si Liverpool kishin një kontroll topi prej 30% deri në 36%.

Por gjithsesi është një problem i imi, nuk mund të trajnoj kurrë një futboll të tillë, nuk mund ta sjellë në fushë, e as nuk mund të luaj dot në këtë mënyrë.

Sigurisht që shpresoja ta fitoja këtë ndeshje – shtoi Klopp – por me gjithë respektin për Tottenhamin, janë një ekip i madh, por menduan vetëm se si të mbrohen.

Janë lojtarë të mëdhenj dhe kanë bllokuar të gjitha linjat e pasimit, ishte shumë e vështirë.

Kanë barazuar me ne dhe kanë marrë rezultat të mirë edhe përballë Cityt dhe Chelsea.

Mënyra e tyre e lojës funksionon për ndeshje të tilla. Kundërsulmi i tyre është shumë i rrezikshëm, por vazhdojnë të jenë në vendin e pestë dhe kjo e tregon se çfarë loje është”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco