Mësohen ndeshjet gjysmëfinaliste të turneut të CS:GO BLAST Premier Spring Showdown

Mësohen ndeshjet gjysmëfinaliste të turneut të CS:GO BLAST Premier Spring Showdown

18:51, 29/04/2022

Tashmë kanë mbetur vetëm katër ekipe në garë për t’u kualifikuar në turneun e madh BLAST Premier Spring Final, që do të mbahet në Lisbonë të Portugalisë.

Heroic mposhti ekipin NKT me rezultat 2:0 me mapa për të siguruar një vend në gjysmëfinale, ndërsa ENCE mposhti ekipin Copenhagen Flames për t’u bashkuar me ekipin Heroic në një përballje në gjysmëfinale.

Gjithashtu Astralis dhe NiP fituan ndeshjet e tyre të para, Astralis mposhti ekipin Movistar Riders me rezultat 2:0 me mapa, ndërsa NiP i shpëtoj humbjes nga ekipi shqiptar Bad News Eagles pas një super ndeshjeje, duke dalë fitues me rezultat 2:1 me mapa në fund.

Tashmë ka filluar ndeshja e parë  gjysmëfinaliste, Heroic kundër ENCE, ndërsa ndeshje e radhës ndërmjet Astralis dhe NiP do të zhvillohet nesër duke filluar nga ora 16:30.

Të gjitha ndeshjet mund t’i ndiqni në kanalet e BLAST Premier në platformat Twitch dhe Youtube.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco