PSG i vendos çmimin Neymarit

PSG i vendos çmimin Neymarit

16:24, 29/04/2022

Paris Saint Germain ka vendosur çmimin për brazilianin Neymar Jr.

Para pak ditësh Neymar njoftoi se do të qëndrojë në ‘Parc des Princes’, por njëjtë nuk mendon edhe ekipi parisien.

Lojtari ka kontratë me ekipin nga Parisi deri në qershor të vitit 2025, por mund të largohet në fund të këtij sezoni.

Sipas ‘Daily Star’, PSG e kanë vendosur Neymar në listen e lojtarëve që mund të largohen pas përfundimit të sezonit, transmeton lajmi.net.

Çmimi që do duhet të paguajë ekipi që e dëshiron në radhët e tyre Neymar është 76 milionë funte.

Si duket Paris Saint Germain po planifikon një rinovim të madh të ekipit, pas një sezoni mjaft zhgënjyes në Evropë.

Mbetet të shihet në fund të sezonit, se në cilin ekip do të jetë e ardhmja e yllit brazilian.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco