Nuk ka fitues në ‘Old Trafford’, Manchester United i largohet Champions League

Nuk ka fitues në ‘Old Trafford’, Manchester United i largohet Champions League

22:42, 28/04/2022

Manchester United dhe Chelsea nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1 në “Old Trafford”, sfidë e cila luhej për javën e 37-të të Premier Ligës, për arsye se “Blutë” do të përballen atë javë me Liverpulin në finalen e Kupës FA.

Sfida nisi me një ritëm shumë të ulët, ku skuadrat nuk prodhuan shumë raste dhe golat munguan.

Në pjesën e dytë, diçka ndryshoi dhe të dyja ekipet kërkuan më shumë, me Chelsean  që shënuan  të parët  në minutën e 60’. Por vetëm pas dy minutash, ishte Ronaldo që barazoi çdo gjë.

Kështu Çelsi vazhdon të renditet në vendin e tretë në Premier Ligë, ndërsa United ende lufton për të arritur Ligën e Kampionëve, me çdo gjë që bëhet akoma më e vështirë për ta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco