Detaje të reja/ Fond i posaçëm për shitjen e Milanit

Detaje të reja/ Fond i posaçëm për shitjen e Milanit

21:46, 28/04/2022

Bisedimet mes “Elliott” dhe “Investcorp” për kalimin e Milanit në duart e fondit arab janë drejt mbylljes.

Të premten ose maksimumi në fillim të javës tjetër duhet të bëhet nënshkrimi, pra nënshkrimi i marrëveshjes paraprake, hapi i fundit para mbylljes, që pritet pas përfundimit të kampionatit.

Është përcaktuar edhe çmimi i klubit kuqezi: 1.18 miliardë euro.

Ajo që mbetet ende për t’u kuptuar është struktura e këtij operacioni.

Sipas asaj që raporton “Il Sole 24 Ore”, do të ketë një kapital të rëndësishëm për t’u injektuar.

“Investcorp” është gjithashtu një menaxher i kapitalit të të tjerëve që janë kryesisht familje të pasura në zonën e Gjirit Persik, të financuara nga grupe gjithashtu nga ajo zonë dhe madje edhe disa fonde sovrane pasurie.

Për Milanin do të krijohet një fond i posaçëm, në formën e kapitalit të përhershëm, i cili mund t’u njihet 3-4 subjekteve.

Për momentin nuk dihet se cilët do të jenë nënshkruesit e fondit në fjalë, por gjithsesi duhet të jenë grupe financiare apo familje të pasura në Gjirin Persik.

Do të duhet pak kohë për të kuptuar se kush do të vendosë konkretisht paratë në projektin e Milanit.

Prandaj, në këtë rast “Investcorp” do të jetë vetëm menaxher i parave të njerëzve të tjerë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco