Matias Almedia bëhet trajner i futbollistit shqiptar

Matias Almedia bëhet trajner i futbollistit shqiptar

20:58, 28/04/2022

Ish-futbollisti i Interit, Matias Almeida, ka marrë drejtimin e AEK-ut të Athinës, ku aktivizohet edhe futbollisti i Kombëtares Shpresa, Mario Mitaj.

Pas aventurës amerikane në krye të San Joze, argjentinasi do të nisë një përvojë e re në Europë.

Ish-mesfushori i Lazios dhe Interit me shumë gjasa do të nënshkruajë kontratë deri më 30 qershor 2024 me opsion zgjatjeje edhe për një vit tjetër.

Te verdhezinjtë do të zërë vendin e trajnerit të përkohshëm, Sokratis Ofrydopoulos, dhe në skuadër do të gjejë bashkatdhetarin e tij, Sergio Araujo, sulmues i rritur te Boca Juniors.

Në Greqi, Almeida do të ketë rival ish-shoku të tij të skuadrës në përfaqësuesen e Argjentinës, German Burgos, aktualisht trajner i Aris Selanikut. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco