‘Të dua, qëndro i fortë, Mino’/ Balotelli ka këtë mesazh për Rajolën

‘Të dua, qëndro i fortë, Mino’/ Balotelli ka këtë mesazh për Rajolën

20:33, 28/04/2022

“Jam i indinjuar nga telefonatat e pseudo gazetarëve, që spekulojnë për jetën e një njeriu që po lufton”.

Këto janë fjalët e Alberto Zangrillos, kreut të Anestezisë dhe Kujdesit Intensiv të spitalit San Raffaele, në Milano, i cili iu përgjigj thashethemeve për gjendje shëndetësore të menaxherit të njohur Mino Raiola, 54 vjeç.

Gjendja e menaxherit italo-holandez, një nga më të pasurit dhe më të famshmit në botë, është shumë e rëndë.

Raiola është përfaqësues i shumë kampionëve si: Ibrahimovic, Pogba, Haaland, Balotelli, De Ligt, Donnarumma e Verratti.

Gjatë muajit janar, u përhapën fjalë për shtrimin e tij urgjent në spitalin San Raffaele, në Milano, por që u mohuan nga vetë Raiola.

“Gjendja aktuale e shëndetit për ata që pyesin: i inatosur. Kjo është hera e dytë në 4 muaj që më vrasin”.

Këto janë fjalët që u shfaqën në adresën zyrtare të Mino Raiolas në Twitter dhe Instagram si përgjigje për thashethemet mbi vdekjen e tij.

Zlatan Ibrahimovic mbërriti në spitalin San Raffaele pak pas pasdites për të vizituar menaxherin e tij, Mino Raiola.

Edhe Mario Balotelli ka shkruar një mesazh për Raiolan, i cili ka qenë gjithmonë pranë tij. “Të dua, qëndro i fortë, Mino”, ka shkruar sulmuesi, që aktualisht luan në Turqi.

Shumë lojtarë të tjerë kanë postuar mesazhe mbështetëse për Raiolan në rrjetet e tyre sociale. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco