Misioni ‘Lewandowski’, Barcelona nis punën për transferimin e yllit polak

Misioni ‘Lewandowski’, Barcelona nis punën për transferimin e yllit polak

16:38, 28/04/2022

Barcelona nuk heq dorë nga Robert Lewandowski. Sulmuesi polak nuk po rinovon me Bayern Munchen dhe ka vendosur të vijojë karrierën në “Camp Nou” tek ekipi i Xavit.

Drejtuesit e klubit katalanas i kanë bërë të ditur Pini Zahavit, agjentit të sulmuesit 33-vjeçar se janë të gatshëm të paguajnë 30-35 milionë euro për kartonin e polakut.

"Marca" raporton se Mateu Alemany, drejtori sportiv i klubit spanjoll, i ka ofruar golashënuesit më të mirë të historisë së Bundesligës një ofertë 2-vjeçare, me opsionin e rinovimit deri në 2025.

Te Barcelona po shtyjnë Zahavin t’i bëjë “presion” Bayernit që të lejojë shitjen e lojtarit të njohur në merkaton e verës, për t’i dhuruar Xavit sulmuesit e shumë dëshiruar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco