Trajneri pezullohet dhe gjobitet se falsifikoi certifikatën e vaksinimit

Trajneri pezullohet dhe gjobitet se falsifikoi certifikatën e vaksinimit

15:24, 27/01/2022

Markus Anfang nuk humbi vetëm vendin e punës si trajner i Werder Bremen.

Gjermani dha dorëheqjen, pasi autoritetet nisën hetimet ndaj tij.

Ai akuzohej për falsifikimin e certifikatës së vaksinimit kundër Covid-19 dhe tani ka marrë një dënim nga Federata Gjermane e Futbollit (DFB).

Anfang është pezulluar me një vit dhe 20 mijë euro gjobë, por ka mundësinë ta ulë dënimin e marrë nëse para muajit qershor dorëzon një certifikatë të rregullt vaksinimi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco