Kush është futbollistja shqiptare që i është ndërtuar një statujë në Suedi?

Kush është futbollistja shqiptare që i është ndërtuar një statujë në Suedi?

10:13, 18/01/2022

Kosovare Asllani është futbollistja me origjinë shqiptare, të cilës i është ndërtuar një statujë në Suedi në shenjë nderimi për arritjet në botën e futbollit.

Futbollistja luan si sulmuese për klubin spanjoll Primera División Real Madrid dhe Kombëtaren e Suedisë, e njohur ndryshe si “Mbretëresha” nga tifozët e Real Madridit.

Kosovarja ishte shprehur jashtëzakonisht shumë krenare që ishte ndër femrat e para futbolliste që nderohet me një statujë në Suedi.

Kjo është ndër rastet e para që i bëhet një nderim i tillë një femre që merret me sport në Suedi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco