Ngo u dëmtua në derbi, rrezikon operacionin në gju

Ngo u dëmtua në derbi, rrezikon operacionin në gju

19:47, 24/12/2021

Majkëll Ngo është dëmtuar në sfidën me Partizanin. Sulmuesi i bardhebluve, sipas mjekëve, ka një dëmtim në menisk.

Kjo do të thotë se nëse konfirmohet dëmtimi, ai duhet të qëndrojë të paktën 3 muaj pushim para se të nisë stërvitjen.

Shanset janë 95% për këtë dëmtim. Ka edhe një opsion të dytë, që, nëse anglezi ka fat, mund të ketë vetëm një hapje të qepjeve të operacionit të mëparshëm dhe sulmuesi mund të qëndrojë tri javë pushim.

Vetëm në ditët në vazhdim do të shihet gjendja e lojtarit dhe çfarë vendimi do të marrin mjekët për dëmtimin e sulmuesit bardheblu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco