Ish-shefi i Formula 1 lëshon deklaratën ‘bombë’: Hamilton nuk do të garojë më

Ish-shefi i Formula 1 lëshon deklaratën ‘bombë’: Hamilton nuk do të garojë më

17:20, 24/12/2021

Ish-shefi ekzekutiv i Formula 1, Bernie Ecclestone, beson se Lewis Hamilton nuk do të rikthehet më në këtë sport.

Ecclestone e ndjen se natyra e triumfit të Max Verstappen, duke e kaluar Hamiltonin në xhiron e fundit të garës së fundit të sezonit, ka pasur një ndikim të madh emocional te britaniku.

“Nuk mendoj se do të rikthehet. Mendoj se nuk do të garojë vitin e ardhshëm. Zhgënjimi i tij në Abu Dhabi ishte shumë i madh dhe e kuptoj atë. Tani, i barazuar me shtatë tituj me Michael Schumacher, është koha perfekte për të që ta përmbushë ëndrrën e tij dhe të bëhet sipërmarrës i modës.

Ditë më parë bisedova me babain e tij dhe e kuptova menjëherë se nuk dëshironte të bisedonte për të ardhmen e djalit të tij, kështu që ne biseduam vetëm për biznes”, deklaroi Ecclestone.

Hamilton ende nuk ka folur për mediat pas garës dramatike rreth dy javë më parë, duke bërë që shumë njerëz të besojnë se po e konsideron largimin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco