Futbollisti shqiptar përfshihet në formacionin më të mirë të fazës së parë në Hungari

Futbollisti shqiptar përfshihet në formacionin më të mirë të fazës së parë në Hungari

16:43, 24/12/2021

Herdi Prenga është duke zhvilluar një nga sezonet më të mirë në karrierë, teksa është shndërruar në një garanci për prapavijën e hungarezëve të Kisvarda.

Deri tani 27-vjeçari ka zhvilluar 15 ndeshje, ndërsa ka shënuar edhe një gol.

Këto statistika e kanë ndihmuar Kisvardën të renditet në vendin e dytë të kampionatit, vetëm një pikë pas kryesuesve të Ferencvaros, ndërsa Prenga është bërë pjesë e formacionit më të mirë të fazës së parë në elitën hungareze.

Sakaq, mbrojtësi shqiptar rezulton edhe si më i miri kampionatit në rolin e tij, duke lënë pas krahëve të gjithë kolegët e tij mbrojtës.

Për Prengën ky është sezoni i dytë në radhët e Kisvarda, teksa kujtojmë se pjesë e kësaj skuadre është edhe ish-lojtari i Partizanit në Superiore, Jasir Asani.

Ky i fundit luan sezonin e parë te hungarezët, teksa në 14 paraqitje ka shënuar edhe katër gola.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco