Luka Modric shërohet nga koronavirusi, së shpejti do t'i bashkohet ekipit në stërvitje

Luka Modric shërohet nga koronavirusi, së shpejti do t'i bashkohet ekipit në stërvitje

15:50, 24/12/2021

Mesfushori i Real Madridit, Luka Modric është shëruar nga koronavirusi.

Kroati ndjeu simptomat e ftohjes më 14 dhjetor, pas së cilës rezultoi pozitiv në testin për koronavirus dhe shkoi në izolim në shtëpi.

Vetëm tre ditë më pas ai rezultoi negativ, por vazhdoi të kishte temperaturë dhe ndihej keq.

Ndërkohë Modric u shërua dhe pasi rezultoi negativ dje dhe sot në testin e PRC, iu dha leja për të dalë nga izolimi.

Ai do t'i bashkohet seancave stërvitore të Real Madridit më 29 dhjetor, kur është planifikuar një grumbullim pas pushimeve të Krishtlindjeve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco