Arteta për çështjen 'Aubameyang': Nuk jam diktator, i kërkoj lojtarëve vetëm dy gjëra

Arteta për çështjen 'Aubameyang': Nuk jam diktator, i kërkoj lojtarëve vetëm dy gjëra

14:27, 24/12/2021

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta është shprehur se nuk po përpiqet të vendosë autoritetin e tij në dhomat e zhveshjes me diktaturë dhe vendime të pamëshirshme, por se po kërkon vetëm dy gjëra nga lojtarët e tij.

Arteta e bëri komentin pasi u pyet për statusin e Pierre-Emerick Aubameyang, i cili u përjashtua nga skuadra dhe së fundmi iu hoq shiriti i kapitenit, gjithçka për shkak se gabonezit u larguan nga vendi pa lejen e klubit.

"Unë nuk e imponoj autoritetin tim duke vepruar si diktatorial apo i pamëshirshëm. Unë dua vetëm dy gjëra, angazhim dhe përkushtim. Ky është minimumi që pres nga lojtarët e mi dhe nëse nuk mund ta arrij, do të bëj gati çantat dhe do të shkoj në një ambient tjetër”, tha Arteta dhe vazhdoi:

"Nuk mund t'u kërkoj lojtarëve të fusin çdo top në rrjetë, por do t'u kërkoj atyre të bëjnë gjërat e duhura për këtë klub çdo ditë. Për të qenë i suksesshëm, duhet të tregosh pasion për të dhe nëse dëshiron të përfaqësosh një klub si Arsenali, atëherë kjo është ajo. Minimumi që duhet të japësh."

Arsenali aktualisht është në vendin e katërt në Premier League me 32 pikë, ndërsa në ndeshjen e radhës do të luajë kundër Norwich.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco