Argjentina nderon Agueron, çmimi i rëndësishëm mban emrin e futbollistit

Argjentina nderon Agueron, çmimi i rëndësishëm mban emrin e futbollistit

13:38, 24/12/2021

Argjentina ka vendosur të nderojë sulmuesin e saj Sergio Aguero.

I tërhequr nga futbolli pak ditë më parë për shkak të një problemi në zemër, gjatë karrierës së tij, Kun ka lënë gjurmë në çdo ekip në të cilin ka luajtur.

I rritur te Independiente, ishte Atletico Madrid ekipi që e solli në Europë dhe nga një lojtar premtues ai u bë menjëherë një sulmues i konfirmuar.

Gjithashtu është edhe emri i Manchester City, por me kombëtaren argjentinase ai ka ndarë shumë momente të bukura duke u bërë golashënuesi i tretë më i mirë në histori.

Me 42 golat e shënuar, ai qëndron pas Gabriel Batistuta dhe Leo Messit.

Kështu, Federata e Futbollit të Argjentinës ka vendosur të nderojë sulmuesin e saj legjendar. Presidenti Claudio Tapia ka konfirmuar se çmimi për golashënuesin më të mirë për Kupën e Argjentinës do të mbajë emrin e Aguero duke filluar nga edicioni i ardhshëm i turneut.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco