Barnes: De Jong do të ishte një nënshkrim i shkëlqyer për Man Utd

Barnes: De Jong do të ishte një nënshkrim i shkëlqyer për Man Utd

13:34, 24/12/2021

Ish-mesfushori i Liverpoolit, John Barnes mendon se ylli holandez i Barcelonës, Frenkie de Jong do të ishte një nënshkrim i shkëlqyer për Manchester Unitedin.

Emri i De Jong ka nisur të përmend rreth një largimi nga Camp Nou dhe klubet angleze, në veçanti Unitedi është lidhur me një transferim të tij.

Barnes beson se nëse Unitedi po kërkon të zëvendësojë Paul Pogba dhe të rifreskojë opsionet e tyre të mesfushës qendrore, holandezi është dikush që duhet ta kërkojnë të nënshkruajnë në verë.

24-vjeçari është lidhur me një largim nga Barça, e cila mund të dëshirojë të shesë një ose dy lojtarë me vlerë të lartë në verë për të balancuar rezervat e tyre.

“Frenkie de Jong do të ishte një nënshkrim i shkëlqyer për Manchester Unitedin”, ka thënë fillimisht Barnes për BonusCodeBets.

“Duket sikur Paul Pogba është duke u larguar nga klubi, kështu që sjellja e një zëvendësuesi për të është shumë e rëndësishme”.

“Sidomos nëse ai person është një lojtar i ri dhe i talentuar që do të ketë mundësinë të jetë një nga lojtarët kryesorë të klubit”.

“Ai ka gjithçka për sa i përket pasimeve, intensitetit dhe një qëndrimi të shkëlqyeshëm. Është pikërisht ajo që i duhej Manchester United në mesfushë”, përfundoi ish-mesfushori i Reds. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco