Eddie: I destinuar për të prekur majat e futbollit, Haaland gjithmonë donte...

Eddie: I destinuar për të prekur majat e futbollit, Haaland gjithmonë donte...

12:59, 24/12/2021

Erling Haaland regjistron statistika të jashtëzakonshme në futbollin evropian me skuadrën e Borussia Dortmund, por kjo nuk është befasi për disa.

Ish shoku i skuadrës së tij, Eddie Tagseth, thotë se Haaland gjithnjë ka qenë i destinuar për të prekur majat e futbollit evropian.

Për Eddie, asnjëherë nuk kishte dyshime se një gjë e tillë do të ndodhte.

“Ne nuk luajtëm shumë ndeshje bashkë, por unë pash mjaftueshëm”, ka thënë mesfushori i Rosenborg,.

“Ai ishte siç është tani, i fuqishëm, duke shënuar gola në çdo ndeshje. Ai ka qenë i njëjti dhe donte gjithmonë të arrinte më shumë”, shtoi ai.

Haaland lidhet me një largim të mundshëm nga Dortmund dhe Barcelona e Real Madridi janë pistat më të mundshme për të.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco