Pele lirohet nga spitali ku po trajtohej për tumor

Pele lirohet nga spitali ku po trajtohej për tumor

13:00, 24/12/2021

Legjenda e futbollit brazilian, Pele, është liruar nga spitali ku iu nënshtrua seancave të kimioterapisë në fillim të muajit.

Megjithatë, 81 vjeçari do të vazhdojë të trajtohet për një tumor në zorrën e trashë.

Tre herë fitues i Kupës së Botës u lirua të enjten dhe do të mund të festojë festat e fundvitit në shtëpi.

“Pacienti mbetet i qëndrueshëm dhe do të vazhdojë të ketë trajtim për tumorin e zorrës së trashë që u identifikua në shtator”, thuhet në një deklaratë nga spitali “Albert Einstein” pas operacionit të tij të fundit.

Pele konsiderohet gjerësisht si një nga futbollistët më të mirë në histori, duke fituar Kupën e Botës në secilën prej viteve 1958, 1962 dhe 1970, shkruan Daily Star.

Ai shënoi 77 gola në 92 ndeshje për vendin e tij, dhe mbi 600 gjatë 19 sezoneve të tij me Santos në Brazil.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco