Kalendari i ngjeshur detyron futbollistët të dalin në grevë

Kalendari i ngjeshur detyron futbollistët të dalin në grevë

11:25, 24/12/2021

Ky probem ka vite që shqetëson futbollin anglez, por tani me situatën e coronavirusit që ka dalë jashtë kontrollit ka ardhur momenti për të vepruar.

Kalendari futbollistik në Angli, që është sulmuar edhe nga Klopp, ka sjellë edhe reagimin e Pep Guardiolas, që ka përdorur fjalë të forta.

“Një grevë e futbollistëve do të zgjidhte problemin. Fjalët nuk vlejnë për asgjë. Premier League mendon në radhë të parë për biznesin dhe jo për shëndetin e lojtarëve. Jemi i vetmi kampionat që vazhdojmë me tre zëvendësime dhe jo me pesë”, ka thënë trajneri i Manchester City.

Edhe PFA, shoqata e futbollistëve anglez, ka konfirmuar se do të mbështeste një grevë të futbollistëve të Premier League, duke marrë në konsideratë se nuk po ndërmerret asnjë veprim për të rregulluar situatën që covid ka sjellë në futbollin anglez.

“Kam folur me shumë lojtarë për këtë probem. Tani e kanë radhën ata që administrojnë lojën në të gjitha nivelet që ta marrin seriozisht këtë probem. Duhet të ndodhë tani, sepse nuk është diçka që mund të lihet për më vonë”, ka thënë administratori i PFA.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco