Skriniar: Conte u tregua i zoti, më shpjegonte lëvizjet edhe me video...

Skriniar: Conte u tregua i zoti, më shpjegonte lëvizjet edhe me video...

11:06, 24/12/2021

Milan Skriniar ka dhënë një intervistë për “Corriere della Sera”, ku ka folur për eksperiencën e tij tek Interi si dhe për të ardhmen.

“Kalimi nga mbrojtja me katër tek ajo me tre ishte e vështirë, nuk kisha luajtur kurrë dhe lodhesha. Conte u tregua i zoti, më shpjegonte lëvizjet edhe me video. Është si një çekiç që të ngul mentalitetin e fituesit, e asimilon edhe nëse nuk do. Ishte diçka e hidhur eliminimi nga Champions.

Por në fund na ndihmoi që të fitonim kampionatin. Eliminimi na bashkoi dhe të gjithë kërkonim që të reagonim. Inzaghi është si një shok skuadre: të kupton, të flet, bën shaka dhe qesh me ne. Edhe me

Conten bënim shaka, por më shumë pasi fituam kampionatin. Tani ndihemi më të lirë, duket edhe në fushë: nga mbrojtja shkoj edhe në sulm.

Interi favorit për titullin? Po. Gjithçka varet nga grupi dhe ne jemi të bashkuar. Nuk mendoj të largohem, jam i kënaqur këtu. Por asnjëherë si dihet se çfarë ndodh.

Nuk kemi folur akoma për rinovimin, kam një kontratë deri në vitin 2023. Një eksperiencë jashtë Italisë nuk do të ishte keq, por jam shumë mirë tek Interi dhe këtu në Milano”, ka thënë mbrojtësi sllovak i zikaltërve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco