Ndeshje e çmendur, Frankfurt shkatërron Leverkuesenin

Ndeshje e çmendur, Frankfurt shkatërron Leverkuesenin

21:51, 12/12/2021

Fitore e pabesueshme e Eintrachtit të Frankfurtit 5-2 përballë Bayer Levekusenit, që edhe pse ishte në epërsi të dyfishtë brenda 22 minutave lojë, nuk ia doli të merrte pikë në këtë transfertë në kuadër të javës së 15-të të Bundesligës.

Në “Deutsche Bank Park” të Frankfurtit “Aspirinat” shënuan dy gola të shpejtë me të njëjtin autor, Patrick Schick, i cili në rastin e dytë u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Futbollistët e Enitrachtit gjetën forcë për të reaguar brenda pjesës së parë, duke barazuar shifrat me finalizimet e Tuta dhe Linstrom. Entuziazmi i golave, që barazuan sfidën, shoqëroi vendësit edhe në pjesën e dytë, duke e tundur edhe tri herë të tjera rrjetën me N’Dicka, Jakic dhe në fund Soë.

Një rënie e pashpjegueshme e Leverkusenit në gjysmën e dytë të pjesës së parë dhe në fraksioni e dytë, e reflektuar me 5 gola të pësuar e rrjedhimisht një humbje me përmbysje, që kërkon reflektim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco