Serie-A/ Empoli shkakton dramë në Napoli, Sassuolo fiton me përmbysje ndaj Lazios

Serie-A/ Empoli shkakton dramë në Napoli, Sassuolo fiton me përmbysje ndaj Lazios

20:21, 12/12/2021

Empoli ka mundur me rezultatin minimal 1-0 Napolin në “Diego Armando Maradona”,  në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të në Serie-A.

Golin vendimtar të sfidës e shënoi Patric Cutrone në minutën e 70-të të sfidës.

Në këtë përballje kishte edhe një mini-derbi shqiptarësh, pasi në fushë për napolitanët ishte Amir Rrahmani, ndërsa për ekipin nga toskana luanin Nedim Bajrami dhe Ardian Ismajli.

Falë kësaj fitoreje minimal, miqtë ngjiten në vendin e 7-të. Nga ana e tjetër, Napoli humbet shansin për t’iu afruar Milani dhe mbetei në vendin e katërt.

Në takimin tjetër, Sassuolo (13, 20 pikë) priti Lazion (8, 25 pikë) në një sfidë që premtonte emocione. Në Citta del Tricolore në Reggio Emilia, vendasit fituan me përmbysje 2-1  ndaj bardhekaltërve.

Laziales kaluan shumë shpejt në avantazh me anë të  (0-1, e 6-ta). Në pjesën e parë bardhekaltërit ishin dominues, por në pjesën e dytë ndryshoi gjithçka, pasi vendasit arritën të përmbysin rezultatin, falë golave të Berardit dhe Raspadorit (63, 69)

Pavarësisht kartonit të kuq të marrë nga Ayhan (87), Sassuolo ruajti avantazhin(2-1) dhe u ngjit në vendin e 11-të. Romakët zbresin në vendin e 8-të.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco