Ndeshja ndaj Brentford në rrezik, disa lojtarë të Manchester United rezultojnë pozitiv me koronavirus

Ndeshja ndaj Brentford në rrezik, disa lojtarë të Manchester United rezultojnë pozitiv me koronavirus

20:40, 12/12/2021

Disa futbollistë të Manchestetr United kanë rezultuar pozitiv me koronavirus, duke vënë kështu në dyshim duelin e së martës kundër Brentford.

Futbollistët e “Djajve të kuq” triumfuan ditën e djeshme 1-0 kundër Norwich, në ndeshjen e vlefshme për javën 16-të në Premier League, ndërsa sot në stërvitje disa lojtarë kanë rezultat pozitiv në testin e koronavirusit.

Ende nuk ka mbërritur një konfirmim zyrtar nga United, por mediat angleze thonë se disa lojtarë dhe anëtarë të stafit profesional janë dërguar në shtëpi mëngjesin e sotëm pas rezultuan pozitiv në testet e kryera.

Lojtarët dhe stafi do të vazhdojnë të bëjnë testet për koronavirusin në ditët në vijim dhe nëse numri i të infektuarve rritet, ndeshja kundër Brentford, e planifikuar për të martën, do të shtyhet.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco