Barcelona ka harruar të fitojë, barazon me Osasunën

Barcelona ka harruar të fitojë, barazon me Osasunën

18:33, 12/12/2021

Barcelona nuk mori me shumë se një pikë ndaj Osasunës, pas barazimit 2-2, në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të në La Liga.

Barça e dominoi në pjesën më të madhe të ndeshjes dhe sulmet e miqve dhanë rezultat në minutën e 12-të të takimit.

Gavi shërbeu shkëlqyeshëm për Nico-n, i cili doli i vetëm përballë portierit Sergio Herrera dhe realizoi golin e epërsisë për Barçën. Por dy minuta më vonë David Garcia mposhti Marc-Andre Ter Stegen dhe vendosi baraspeshën .

Barça gjeti sërish në avantazhin në minutën e 49-të kur një tjetër adoleshent, Abdessamad Ezzalzouli shënoi për 2-1.

Dukej se dy talentët e akademisë, do t'i sillnin fitoren Barçës në debutimet e tyre me fanellën e skuadrës së parë, por në minutën e 86-të, pas një rrëmuje në zonën e penalltisë, topi mbërriti te Chimy Avila i cili gjuajti dhunshëm nga 16 metra dhe shënoi për 2-2.

Barcelona vazhdoi ecurinë e rezultateve të dobëta sepse në tri ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet nuk njeh fitore.

Përpara barazimit të mbrëmjes së sotme, katalanasit humbën ndaj Betisit dhe Bayernit.

Rezultati dhe golashënuesit:

Osasuna - Barcelona 1: 2 (Garcia 14', Avila 86' - Nico 12', Ezzalzouli 49')

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco