Hamilton uron Verstappen: E meritoi titullin, të dy dhamë gjithçka

Hamilton uron Verstappen: E meritoi titullin, të dy dhamë gjithçka

18:10, 12/12/2021

Mund të ishte titulli i tetë botëror dhe rekord absolut për Lewis Hamilton, por në xhiron e fundit të Abu Dhabi ai pa t’i ikte titulli nga duart me Max Verstappen që mori kryesimin dhe Botërorin e Formula 1

Pas garës Hamilton dha intervistën e zakonshme ku ndër të tjera uroi edhe Verstappen për titullin kampion: “Jam shumë krenar për atë që kemi bërë këtë vit, urime Maxit dhe ekipit të tij, e merituan. Ne u përpoqëm, ekipi punoi shumë dhe ishte një nga sezonet më të ndërlikuara”.

“Ne dhamë gjithçka dhe nuk u dorëzuam asnjëherë as në finalen e këtij sezoni. Jam ndjerë mirë në makinë në dy ose tre muajt e fundit, të shohim se çfarë do të ndodhë vitin e ardhshëm,” tha Hamilton.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco