Kampioni shqiptar i karatesë tregon sakrificat për rrugën drejt suksesit: Nuk më vjen turp që...

Kampioni shqiptar i karatesë tregon sakrificat për rrugën drejt suksesit: Nuk më vjen turp që...

14:47, 12/12/2021

Adrian Hadribeaj, mban vendin e shtatë në botë për sportin e karatesë.

Prej 10 vitesh, ai ndodhet në Amerikë, në tokën e mundësive ku, siç rrëfen gjatë rubrikës “Ka Një Mesazh Për Ty” në “E diela shqiptare” në Tv Klan, i janë dashur sakrifica të panumërta.

Braktisja e familjes në një moshë krejt të re, vetëm 20 vjeç u pasua nga vizita të shpeshta në federatat sportive, në kurse të tjera për t’u plotësuar profesionalisht, në lodhje e stërmundim, që do të kishin vetëm një çmim në fund. Ndërkohë, i duhej të jetonte dhe të bënte punë që nuk kishin aspak lidhje me kualifikimin e tij.

“Kur shkova atje nuk njihja asnjë njeri, isha i vetëm dhe më bën përshtypje sepse çdo herë në fillim, i thoja njerëzve që takoja: Bëj ndeshje, pse nuk vjen të më mbështetësh? Shumë herë e merrnin si një shaka,por mu deshën disa vite. Për të arritur këtu kam bërë punë të ndryshme.Nuk e kam për turp të them se kam punuar në ndërtim dhe kam pastruar tualete.

Si fillim, mu desh të nisja në një rang amator sepse ky është sport që ke të bësh me mundës, boksierë, xhudistë dhe nuk isha marrë më parë, kështu më duhej të merresha me sporte të ndryshme që të bëhesha sportist i kompletuar. Arma kryesore ishte karateja”, u shpreh Hadribeaj.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco