VIDEO/ Shkruan historinë: Ranieri rikthehet në ‘King Power', tifozët e Leicester i rezervojnë pritje madhështore ish-trajnerit të tyre

VIDEO/ Shkruan historinë: Ranieri rikthehet në ‘King Power', tifozët e Leicester i rezervojnë pritje madhështore ish-trajnerit të tyre

21:00, 28/11/2021

Ndeshja mes Leicester dhe Watford, kishte një domethënie të veçantë për Claudio Ranierin. Trajneri italian u rikthye në stadiumin “King Power” ku është një legjendë e vërtetë, pasi në vitin 2016 ai arriti të bëjë që Vardy dhe shokët e tij të fitojnë Premier League.

U rikthye si kundërshtar, pasi tashmë drejton Watford, por pritja nga ish-tifozët e tij ishte e mahnitshme.

Nuk mund të ishte ndryshe, sepse ky ritakim nuk do të jetë kurrë i zakonshëm, as për Sir Claudion dhe as për Dhelprat, të cilët e pritën me duartrokitje ish-trajnerin e tyre, ndërsa në ekranet e mëdha u shfaqën pamjet e triumfit në kampionat në sezonin 2015-2016.

Një zotëri i vërtetë brenda dhe jashtë fushës. Gjithmonë i qetë, i ekuilibruar dhe i vendosur. Demonstrimi se me dëshirë, inteligjencë dhe mbi të gjitha përulësi (që është gjithnjë e më e rrallë në ditët e sotme) është e mundur të arrihen gjëra të mëdha (dhe të realizohen bëma sportive të paharrueshme).

Kujtojmë që Leicester triumfoi me rezultatin 4-2 ndaj Watford, në ndeshjen e javës së 13-të në Premier League.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco