Bayern Munchen rimerr kreun dhe vendos rekord historik në Bundesligë

Bayern Munchen rimerr kreun dhe vendos rekord historik në Bundesligë

20:46, 27/11/2021

Bayern Munchen nuk ka vonuar shumë për t’i rimarrë kreun Borusia Dortmundit, që ia kishte rrëmbyer për pak orë pas fitores së sotme në kampionat.

Bavarezëve të Julian Nagelsman u ka mjaftuar një fitore minimale ndaj Arminia Bilefeld, për të kapërcyer përsëri rivalët direkt në klasifikim.

Përtej një dominimi absolut të bavarezëve, të cilët kontrolluan lojën dhe tentuan disa herë të gjenin rrugën e rrjetës, goli erdhi vetëm në pjesën e dytë.

Muller gjeti Sane në zonë dhe ky i fundit nuk gaboi, duke çuar sferën në rrjetë.

Goli mjaftoi për fitoren, por edhe vendosi një rekord të ri për futbollin gjerman.

Ai i shënuar sot ishte i 102-ti në Bundesligë në vitin kalendarik 2021 për Bayernin, duke thyer rekordin që mbahej nga Këlni që në vitin e largët 1977.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco