Edhe Cristiano Ronaldo përfshihet te skandali i transferimeve të Juventusit

Edhe Cristiano Ronaldo përfshihet te skandali i transferimeve të Juventusit

16:36, 27/11/2021

Lajmi që “Guardia di Finanzia” kishte grumbulluar të gjitha dosjet e merkatos së Juventusit ka shokuar gjithë tifozët e bardhezinjve. 

Në mes të këtij hetimi ka qenë dhe transferimi i Cristiano Ronaldos në vitin 2018.

Në atë vit portugezi firmosi një kontratë 4-vjeçare me “Zonjën e Vjetër” ku përfitonte 31 milionë euro në sezon.

Prokurorët u thanë investuesve që të kontrollonin dokumentet lidhur me transferimin e sulmuesit.

Ronaldo ishte ndër ata lojtarë që pranuan që të ulnin rrogën gjatë pandemisë, në mënyrë që të ndihmonte klubin me financat.

Megjithatë hetimet kanë zbuluar një dosje që teorikisht nuk duhet të ekzistonte. Një marrëveshje private midis Juventusit dhe Cristiano Ronaldos.

36-vjeçari ndërkohë nuk është nën investigim personalisht.

Nën lupën e Prokurorisë Publike të Torinos janë 42 operacione merkatoje në periudhën 2018-2021, brenda të cilave, në bazë të hetimit nga Prokuroria do të ketë fitime kapitale me rreth 282 milionë euro “të karakterizuara nga vlera të rritura me mashtrim”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco