Ronaldo ka ambicie të tërhiqet me më shumë “Topa të Artë” se Messi

Ronaldo ka ambicie të tërhiqet me më shumë “Topa të Artë” se Messi

14:25, 27/11/2021

Pascal Ferre, kryeredaktori i France Football, që jep “Topin e Artë”, ka zbuluar se Cristiano Ronaldo i ka treguar atij se objektivi i tij i vetëm është të ketë fituar më shumë çmime të “Topit të Artë” sesa Lionel Messi.

Sulmuesi i Paris Saint-Germain është një nga favoritët për të fituar edicionin e vitit 2021.

Nëse e bën këtë, Messi do të ketë shtatë çmime të “Topit të Artë” në koleksionin e tij, ndërsa Ronaldo i është dhënë pesë herë çmimi prestigjioz.

“Ronaldo ka vetëm një ambicie dhe ajo është të tërhiqet me më shumë çmime të “Topit të Artë” se Messi”, ka thënë Ferre.

“E di sepse më ka thënë”.

Ferre vazhdoi duke theksuar se emri i fituesit të Topit të Artë është një nga sekretet më të ruajtura në futboll, shkruan footballitalia.

“Ky është viti im i gjashtë në krye të ngjarjes”, shtoi Ferre. “Nuk kam bërë ende një gabim”.

“Unë nuk dua të gënjej ata që pyesin se kush është fituesi. Por u them atyre që nuk mund t’ua ndaj emrin sepse fituesit nuk e dinë ende dhe nuk do të ishte e drejtë që ata të mos ishin së pari për të zbuluar”.

Gazetari francez zbuloi gjithashtu se Luka Modric “qau si fëmijë” kur Ferre i dha lajmin se ishte fituesi i Topit të Artë 2018.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco