Ibrahimovic publikon videon nga palestra, vështirë të besohet se është 40 vjeç

Ibrahimovic publikon videon nga palestra, vështirë të besohet se është 40 vjeç

12:27, 26/11/2021

Veterani i Milanit, Zlatan Ibrahimovic, tregon edhe një herë tjetër se nuk ka ndërmend të ndalet së luajturi futboll, pavarësisht se është 40 vjeçar.

Krahas paraqitjes së nivelit të lartë me Milanin, Ibrahimovic tregon edhe jashtë fushave se nuk po “ngadalëson”, edhe pse ka kohë që është veteran.

Videoja e fundit që ka postuar shihet Zlatan duke u stërvitur në palestër, teksa godet një thes boksi. 

Me këtë video, Ibrahimovic tregoi edhe një herë se është në “top” formë dhe nuk ka probleme fizike.

Përsa i përket fushës së futbollit, Ibrahimovic ka luajtur 10 ndeshje për Milanin këtë sezon dhe ka shënuar pesë gola dhe ka dhuruar një asistim.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco