VIDEO/ Southampton shuan dyshimet e dëmtimit, Armando Broja stërvitet normalisht me skuadrën

VIDEO/ Southampton shuan dyshimet e dëmtimit, Armando Broja stërvitet normalisht me skuadrën

09:22, 18/11/2021

Armando Broja mungoi në dy ndeshjet e fundit të përfaqësueses shqiptare ndaj Anglisë dhe Andorrës për shkak të një situate të pazakontë të krijuar rreth sulmuesit shqiptar.

Dëmtimi në kavilje, por edhe një krisje me trajnerin Edi Reja sipas “Panorama Sport”, bënë që ai të mos ishte pjesë e grupit kuqezi për këto sfida.

Por kthimi te Southampton duket sikur ka zgjidhur gjithçka për lojtarin, të paktën sa u përket problemeve fizike.

Nëse para grumbullimit për sfidën me Anglinë ai kishte probleme me kaviljen e më pas nuk udhëtoi drejt Shqipërisë si pasojë e saj për ndeshjen me Andorrën, Broja është shfaqur rregullisht në stërvitje me Southampton.

Sipas trajnerit Reja, ai kërkoi të kthehej në klub që të kuronte pikërisht këtë dëmtim.

Në një video të publikuar nga klubi anglez, Broja shfaqet duke marrë pjesë edhe në ndeshjen brenda grupit të skuadrës dhe sipas mediave në vend, vlerësohet si një kandidat për fanellën e titullarit në ndeshjen e kësaj fundjave kundër Norwich.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco