Bayern Munich i pandalshëm, Freiburg preja e radhës

Bayern Munich i pandalshëm, Freiburg preja e radhës

17:27, 06/11/2021

Bayern Munich e ka shënuar edhe fitoren e radhës në Bundesligë. Bavarezët mposhtën me rezultat të ngushtë 2:1 Freiburgun në kuadër të javës së 11-të.

Golin e parë për vendasit e shënoi Leon Goretzka në minutën e 30-të të ndeshjes, e që ishte goli i vetëm i pjesës së parë, shkruan Gazeta Express.

Në pjesën e dytë u shënuan edhe dy gola, nga një në secilën portë. Ishte Robert Leëandoëski që dyfishoi epërsinë e vendasve në minutën e 75-të.

Kurse, krejt çfarë bënë mysafirët ishte goli i ngushtimit të rezultatit në minutën 90+2 nga Haberer

Me këtë fitore, Bayern Munich shkon në kuotën e 28 pikëve në vendin e parë, katër më pak se Dortmund që e luan pak më vonë ndeshjen.

Në anën tjetër, Freiburg mbetet i treti me 22 pikë gjithsej.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco