Manchester City thyen rekord, skuadra me më shumë fitore në “Old Trafford”

Manchester City thyen rekord, skuadra me më shumë fitore në “Old Trafford”

16:29, 06/11/2021

Manchester City triumfoi në derbin e qytetit duke e mposhtur skuadrën e Manchester United në Old Trafford me rezultat solid 2-0.

Golat për mysafirët u shënuan nga një autogol i Baillyt në minutën e 7-të, dhe Bernardo Silva në minutën e 45-të.

Pas kësaj fitore, Manchester City tani ka regjistruar një rekord pozitiv ndaj Mananchester Unite.

Man City tani është bërë skuadra me më shumë fitore të arritura ndaj Manchester United në “Old Trafford”, me tetë fitore të arritura.

Para kësaj përballje, Man City dhe Liverpool mbanin rekordin me nga shtatë fitore në Old Trafford, gjersa pas kësaj fitore “Qytetarët” tani prijnë të vetëm.

Ndërkohë, Manchester United regjistron humbjen e tretë në Premier Ligë në katër ndeshjet e fundit, duke mbetur me 17 pikë të mbledhura, gjersa Man City pozicionohet e dyta në tabelë momentalisht me 23 pikë të mbledhura.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco