Alarmohet Kombëtarja, gjysma e kuqezinjve nuk aktivizohen në ndeshje për shkak të...

Alarmohet Kombëtarja, gjysma e kuqezinjve nuk aktivizohen në ndeshje për shkak të...

10:32, 20/10/2021

Pas ndeshjeve të tetorit me përfaqësuesen, kuqezinjt janë kthyer te skuadrat përkatëse, por bie në sy që shumica e lojtarëve janë jashtë fushe për shkak dëmtimi dhe COVID-19.

Ditën e djeshme mediat spanjolle publikuan lajmin se Keidi Bare do të mungojë tri deri në katër javë për arsye dëmtimi, ndërsa Ivan Balliu është i infektuar me COVID.

Në Itali, Hysaj ka marrë minuta ndaj Interit dhe Bajrami aktivizohet në të 60-ën në humbjen e Empolit ndaj Atalantës. Ndërsa për bergamaskët mungon Gjimshiti i cili së fundi operoi krahun dhe do mungojë rreth një muaj.

Pak minuta edhe për Manajn te Specia, ndërkohë portierët Berisha dhe Strakosha sërish në stol. Gjithashtu, mbrojtësit Ismajli dhe Kumbulla nuk janë aktivizuar fare këtë fundjavë, kurse Veseli, Gjasula dhe Cikalleshi vazhdojnë të infektuar me virus.

Në fushë nuk janë kthyer akoma Abrashi me Laçin, të cilët vazhdojnë rikuperimin nga dëmtimet që kanë. Jashtë është edhe sulmuesi Bekim Balaj, i cili u dëmtua në grumbullim me Kombëtaren.

Pak minuta është aktivizuar edhe Uzuni, kurse nga ana tjetër më shumë kanë luajtur Broja, Çekiçi, Roshi, Selmani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco