Manchester United – Atalanta, formacionet e mundshme

Manchester United – Atalanta, formacionet e mundshme

09:44, 20/10/2021

Sonte (e mërkurë) do zhvillohet përballja interesante ndërmjet Manchester Unitedit dhe Atalantas, në kuadër të xhiros së tretë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Të dy skuadrat janë duke ‘luftuar’ që të kualifikohen në fazën tjetër, andaj do kërkojnë pikët e plota.

Mungesat e dy skuadrave në këtë takim:

Raphael Varane, Amad Diallo dhe Anthony Martial mungojnë te “Djajtë e Kuq” shkaku i lëndimeve, derisa Fred dhe Edinson Cavani janë në dyshime.

Ndërkohë, Atalanta gjithashtu ka disa mungesa, ngase i ka jashtë fushës yjet si Berat Gjimshiti, Matteo Pessina, Rafael Toloi, Robin Gosens dhe Hans Hateboer.

Fakte të ndeshjes

Kanë qenë më shumë se 2.5 gola të shënuar në nëntë ndeshjet e fundit te Manchester Unitedit në Ligën e Kampionëve.

Analizë:

Manchester United u mposht vikend e kaluar nga Leicester City (4-2) dhe ka të numëruar dy fitore në shtatë ndeshje, gjë që ka ndikuar të këtë presion te Ole Gunnar Solskjaer.

Ata do përballen me Atalanta, skuadër që ka gjetur ritmin. Skuadra italiane ka fituar katër nga gjashtë ndeshjet e fundit dhe janë të pamposhtur në ndeshjet si mysafir.

Duke marrë parasysh formën e mirë, nuk do ishte befasi nëse Atalanta do rikthehet në Itali me rezultat pozitiv.

Formacionet e mundshme:

Man Utd (4-2-3-1): De Gea; Shaw, Maguire, Lindelof, Wan-Bissaka; Pogba, McTominay; Rashford, Fernandes, Greenwood; Ronaldo.

Atalanta (3-4-2-1): Musso; Lovato, Demiral, Palomino; Zappacosta, Roon, Freuler, Maehle; Malinovskyi, Ilicic; Zapata.

Parashikim: Man Utd 2 – 2 Atalanta.

Ndërkohë, përballja zhvillohet në “Old Trafford” me fillim nga ora 21:00.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco