Champions: Ajax shtang Dortmundin, Atletico ngushton shifrat ndaj Livepool. Ja të gjitha rezultatet

Champions: Ajax shtang Dortmundin, Atletico ngushton shifrat ndaj Livepool. Ja të gjitha rezultatet

21:32, 19/10/2021

Po luhen në këto momente 6 ndeshje të javës së tretë në Champions League.

Ajax po bën surprizën përballë Dortmund. Skuadra holandez po fiton me rezultatin e pastër 2-0 ndaj Dortmund në “Johan Cruijff Arena”.

Autogoli i Reus dhe goli i Blind i ka dhënë avantazhin e dyfishtë Ajax-it. 

Paris Saint Germain dhe Leipzig po barazojnë 1-1 midis tyre. Golit të Mbappe iu përgjigj portugezi Andre Silva.

Ndërsa, Atletico Madrid ka ngushtuar shifrat në 1-2 ndaj Liverpool. Pas golit të Salah dhe Keita, “Los Colchoneros” kanë gjetur rrugën e rrjetës me anë të Griezmann.

Rezultatet:

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco