Kërkon të shmangë tragjedinë, Real Madrid hedh në fushë futbollistët më të mirë në dispozicion

Kërkon të shmangë tragjedinë, Real Madrid hedh në fushë futbollistët më të mirë në dispozicion

20:31, 19/10/2021

Real Madridi është mysafir i Shakhtar Donetskut në Stadion NSK Olimpiyskiy të Kievit për ndeshjen e raundit të tretë të fazës grupore në Ligën e Kampionëve.

Pas fitores në xhiron e parë, Los Blancos u befasuan në Santiago Bernabeu duke pësuar humbja nga Sheriff Tiraspol.

Në anën tjetër, skuadra ukrainase ka vetëm një pikë, nga një barazim dhe një humbje dhe ndodhet në fund të Grupit D.

Strategët Roberto De Zerbi dhe Carlo Ancelotti do t’i vënë përballë taktikat e tyre.

Formacioni startues i Shakhtar Donetskut: Trubin; Dodo, Marlon, Kryvtsov, Ismaily; Maycon, Fernando; Tete, Alan Patrick, Solomon; Pedrinho.

Formacioni startues i Real Madridit: Courtois; Lucas Vazquez, Militao, Alaba, Mendy; Kroos, Casemiro, Modric; Rodrygo, Benzema, Vinicius.

 

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco