Disa orë pasi u sulmua fizikisht, Agim Ademi feston ditëlindjen me anëtarë të FFK-së (Video)

Disa orë pasi u sulmua fizikisht, Agim Ademi feston ditëlindjen me anëtarë të FFK-së (Video)

18:52, 19/10/2021

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka festuar sot ditëlindjen e 60-të.

I pari i shtëpisë së futbollit kosovar këtë ditë të veçantë zgjodhi ta festonte në ambientet e FFK-së me anëtarët e saj.

Kjo ditë nuk është se i shkoi në mënyrën më të mirë, ngase në mëngjes ishte sulmuar në parkun e Gërmisë, siç ka thënë ai, nga disa persona të maskuar.

Pas deklaratës për media, ai preu tortën e ditëlindjes në prani të bashkëpuntorëve të tij.

Federata e Futbollit të Kosovës ka publikuar pamjet e momentit kur Agim Ademi preu tortën, ndërsa tha edhe disa fjalë, duke përfshirë momentin e sulmit ndaj tij.

Ndryshe, gjendja shëndetësore e Ademit është e mirë dhe pa lëndime serioze.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco