Reguilon dhe Eric Dier kthehen në heronj, ndërhyrja e tyre i shpëton jetën tifozit

Reguilon dhe Eric Dier kthehen në heronj, ndërhyrja e tyre i shpëton jetën tifozit

19:21, 17/10/2021

Në takimin mes Newcastle United dhe Tottenhamit në kuadër të javës së tetë në Ligën Premier, ndodhi një moment tejet i frikshëm.

Derisa po kalonte minuta e 40-të dhe rezultati i takimit ishte 2-1 për Spurs, ndeshja u ndërpre.

Sergio Reguilon dhe Eric Dier iu afruan me shpejtësi gjyqtarit për t’i kërkuar ta ndalonte për një moment përballjen.

Mbrojtësi spanjoll bëri me shenjë nga tribunat se një tifoz ka rënë pa ndjenja dhe i duhej ndihmë.

Stafi mjekësor mori leje nga gjyqtari që të nxitonte dhe të shkonte afër tifozit që t’i jepej ndihma e parë.

Aty u mësua se ai ka pësuar sulm në zemër dhe do duhej më shumë kohë që të trajtohej.

Ai u dërgua me ndihmë të shpejtë në spital, derisa gjendja e tij ende nuk është bërë e ditur, ndërsa sfida mes Newcastle United dhe Tottenhamit vazhdoi për shtatë minuta lojë shtesë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco